Valon Kuqica, i riu nga qyteti i Drenasit, në një rrëfim të Radio Evropa e Lirë ka treguar se si me pasion të madh ka arritur të zhvillojë një biznes të suksesshëm për shitjen e frutave dhe perimeve.
Ajo që e bën të veçantë Valonin dhe biznesin e tij është fakti se ai ka një diplomë universitare për ekonomi.
Në mungesë të punës, ai e ka nisur këtë biznes gati 6 vite më parë. Sfida e madhe e gjetjes së një pune në Kosovë e ka bërë Valonin të mos dorëzohet dhe të hapë një biznes me pakicë.
Mosdorëzimi i Valonit dhe dëshira për të pasur sukses në biznesin e tij e ka bërë atë një biznesmen shumë të suksesshëm.
Brenda një periudhe 4 vjeçare, Valoni, mes sfidave të shumta logjistike, ka arritur të zgjerojë biznesin e tij dhe të ketë mjaftë sukses.
Storia e plotë e realizuar nga Radio Evropa e Lirë: