“Avatar: Way of water”, ka tejkaluar 1.5 milionë dollar dhe ka bërë histori.
James Cameron shton një tjetër hit të madh global në repertorin e tij pasi ‘Avatar 2’ madje e kaloi ‘Top Gun: Maverick’ si filmi më i suksesshëm komercial i vitit 2022.
Sipas raporteve të huaja, Avatari do të vazhdojë të shfaqet pafundësisht në kinema, pasi frekuentimi i njerëzve është vazhdimisht në rritje.
Filmi hyri në Top 10 të filmave më të suksesshëm komercial të të gjitha kohërave, duke justifikuar besimin që Disney i dha Cameron-it, me koston e lartë të prodhimit që ishte diskutuar disa herë. Tani, Avatar jo vetëm që është bërë fitimprurës, por po thyen rekordet njëri pas tjetrit.
Sipas Deadline, pritet të kalojë “Avengers” të Marvel dhe të ngjitet në vendin e 9-të në arkat e të gjitha kohërave në mbarë botën. /abcnews.al