Kolonel Mici tregon se çfarë i kishte kërkuar Adem Jashari më 1991

Ish kolonel Yll Mici, përgjegjës i qitjes në stërvitjet ushtarake të grupeve guerile nga Kosova në Shqipëri, sonte  shpalosi detaje nga këto stërvitjet ushtarake të grupeve guerile nga Kosova që ishin zhvilluar në tetor dhe nëntor të vitit 1991 në Shqipëri.

Pas këtij suksesi, ai tregoi se pas përfundimit të këtij kursit, komandanti legjendar Adem Jashari, i cili bënte pjesë në Grupin e Dytë të këtyre vullnetarëve, kishte qëndruar i fundit duke e marrë si veçmas kolonel Micin për t’ia bërë një lutje këtij të fundit.

Në Grupin e Dytë të këtyre ushtrimeve ushtarake më 1991 në mesin e 55 vullnetarëve tjerë ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari.

Ai tha se atë kohë kishte të njëjtin respekt e mirësjellje me të gjithë vullnetarët e këtij grupi, sepse atë kohë në mesin e këtyre vullnetarëve nuk ishte diferencuar askush si hero.

“Ishin njësoj dhe ishin të përkushtuar për të kryer stërvitjet dhe nuk kemi pasë asnjë lloj problematike që ‘u lodha, s’u lodha, jo e bëjë këtë, jo se bëjë atë’.

Ish-kolonel Mici tha se këta vullnetarë nuk erdhën si qitës të mirë, por që arritën të bëheshin.

Ai ndër të tjera tregoi se si ushtronin në këto stërvitje Murat Jashari, Ahmet Berisha edhe pse ishin në një moshë të re.

Se çfarë i kishte kërkuar Adem Jashari kolonel Micit më 1991 mund ta dëgjoni në videon më poshtë: