Gazetare: Blerta Zuka
Selvije Kelmendi, nga Lipjani, ka vite që po përballet me një jetë të tillë.
Katër anëtarët e kësaj familje jetojnë që një kohë në këtë shtëpi me qera. Kushtet e rënda po ia pamundësojnë jetesën normale.
Me vetëm 200 euro në muaj, nuk po mund të i bëjnë ballë as qerasë.
Halli më i madh i kryefamiljarit Gani Kelmendi, është pamundësia për të ushqyer familjen.
Ai tregon edhe sfidën me djalin e sëmurë.
Edhe hapësira ku ata flenë, po shkakton problem tek ta.
E të përballur me gjithë këtë, familja Kelmendi,ka një lutje për të gjithë bamirësit.
Çdo kush që dëshiron të bie në kontakt me këtë familje për t’i ndihmuar, adresa e tyre është në rrugën “Xhevdet Breznica” në Lipjan.