Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, me një retorikë propagandistike ka reaguar ndaj plagosjes së dy personave në Shtërpcë, su. lm ky që ndodhi pasditen e së premtes.
Brnabiq pretendoi se ky sulm shpërfaq kushtet me të cilat përballen serbët në Kosovë, derisa kërkoi drejtësi nga bashkësia ndërkombëtare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“E dënoj ashpër këtë krim dhe kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare që fajtorët t’i sjellë para drejtësisë. Ky është njëri nga incidentet serike të tmerrshme që shfaqin kushtet e rënda me të cilat përballen serbët e Kosovës për çdo ditë”, shkroi ajo në Tëitter.
“Edhe në Natën e Krishtlindjes, serbët në Kosovë nuk janë të sigurt”, tha Brnabiq.
Ndaj plagosjes, me të njëjtën retorikë reagoi edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Ky i fundit pretendoi se kryesi i sulmit është shqiptar, edhe pse policia nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Petkoviq ka thënë se, sipas banorëve “Milloshi dhe Stefani janë qëlluar nga një shqiptar nga vetura në lëvizje”.