Halil Kastrati, me shoqatën e “Jetimat e Ballkanit”, janë tashmë të njohur në hapësirat mbarë shqiptare për aktivitetet e humanizmit duke i bërë me shtëpi shumë familje në nevojë dhe duke i bërë me strehë pleqtë që nuk kanë askënd që të kujdeset për ta.
Me zell dhe energji të pashterrshme i është përkushtuar aktivitetit humanitar për rreth dy dekada, ku kryesisht është fokusuar në përkujdesjen e jetimëve dhe familjeve me gjendje të vështirë sociale.
Eshte ideator i projektit për ndërtimin e një kompleksi modern të dedikuar për fëmijët jetimë dhe atyre të braktisur, i cili projekt për Halilin paraqet një ndër prioritetet kryesore.
Halil Kastrati ka rrëfyer një rast të rëndë që nuk mund ta heqë nga mendja.