Aktivisti i shoqërisë civile, është habitur me festimet për Vitin e Ri në Prishtinë.
Ai e ka përshkruar gjendjen në kryeqytetin e Kosovës, sikur të ishte në Ukrainë, pas shpërthimeve të mjeteve piroteknike, përcjell Bota sot.
“Unë e kam ditë që shumica nuk jeni normal, po tash kam prova. Eca nëpër qytet, krejt qyteti po ushton prej petardeve e jena disa orë para Vitit të Ri. Qyteti po duket si me kon në Ukrainë në kufi me Rusinë. Baballarë me fëmijë tu gju petarde para banesave. Shoqni e lujt. S’di çka ju thotë njeri veç ishalla keni sukses në jetë”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.
Atij i ka reaguar analisti politik Nexhmendin Spahiu, i cili ka thënë se kishte shpresuar se kryeministri Albin Kurti, do ta ndalonte importin e mjeteve piroteknike, por i doli gabim.
“Për shumë gjëra kam pasur shpresë se do të mund t’i bëjë Albin Kurti, po për një gjë kam qenë 100% i sigurt: se do ta ndalojë importin e lëndëve piroteknike. Por ja që qenkam gabuar rast”, ka shkruar Spahiu.
Ndryshe, Policia e Kosovës raportoi mëngjesin e së dielës se ndërrimi i motmoteve kaloi kryesisht i qetë dhe pa incidente madhore.