Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka folur në lidhje me deklaratën e ministrin Liburn Aliun dhënë në emisionin ‘Pressing’ në T7 se nuk i kujtohet çmimi me të cilin e ka blerë banesën.
Ai u shpreh se njeh ndonjë njeri që nuk e di se sa e ka blerë banesën e tij.
“Banesën e parë nëse ia llogaritim metrin me çmimin që e ka deklaru në agjension po i bike 580 euro. Më shtrejt e ka ble metrin katror të asaj banese sesa të asaj në një lagje shumë të shtrenjtë. Nuk njoh njeri që thotë nuk e di sa e kam blerë banesën”
Ai tha se është e qartë se aty ka korrupsion dhe Liburni duhet të japë llogari.
“Që ka korrupsion aty është e qartë, që ka ndodh në kohën e tyre është e qartë, që Liburni duhet të jap llogari është e qartë. Tash ky mund të thotë unë si kam marrë, ndoshta si ka marrë, por me ble banesë me çmimin e ndërtimit në një lagje super të shtrenjtë edhe me thënë nuk e di sa e kam ble, nuk është që nuk e din, por nuk mundesh me tregu, sepse bëhesh horë”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.
Ai gjithashtu tha se Liburn Aliu dhe Xhelal Svecla kanë shkuar në këto ministri për para dhe punësim.
“Për ne ka qenë e qarte se Liburn Aliu dhe Xhelal Sveçla kanë shkuar në këto ministri për çështje të kontrollit të parave dhe punësimit, sepse këto dy ministri i kanë paratë kryesore dhe punësimin sepse është centralizu çështja e punësimit te Ministria e Punëve të Brendshme”.