Analisti i njohur ishte ushtar i UÇK-së, i urohet në formë të veçantë Dita e Veteranëve

Gazetari i njohur, njëherit analist i rrethanave politike, ka qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mirena në opinion nuk është dëgjuar të flasë ndonjëherë për këtë çështje, por që për të ka rrëfyer shoku i tij, njëherit gazetar, Valon Syla.

Ky i fundit ia ka uruar Mirenës “Ditën e Veteranëve”.

Në një postim në Facebook, ai ka treguar për Mirenënë si një ushtar që kishte ardhur nga Gjermania për të luftuar në Kosovë. Kishte qenë “merakli” i pajisjeve, jelekut antiplumb, çizmeve ushtarake që i kishte marrë nga Gjermania.

Madje, Syla tregon se si Mirena kishte marrë edhe kufje me vete.

Rrëfimi i plotë i Sylës:

Për dostin tem veteran

Dita botërore veteranit të luftës është sot dhe deshta ta ndaj me ju një urim të veçantë për dostin tem veteran Ilir Mirena.

E njoh nga viti 1999, si i pari njeri që më tregoi se ishte ushtar, që kishte ardhë nga Gjermania ‘i paisur mirë’ madje edhe me jelek antiplumb e çizme ushtarake, se është një merakli i paisjeve. Përpos kësaj ishte një ushtar i UÇK’së që me vete kishte marrë edhe ‘ëalkmen’ dëgjojse në të cilat i dëgjonte tingujt Rock, gjë e rrallë atëherë për referencat kulturore të një ushtari çlirimtar. Mos të flas tash sa mirë e njihte edhe letërsinë. Ai nuk ishte, as oficer, as komandant, por një ushtar tipik i lirisë i cili me modesti tregon rrallë e hiq pothuajse tregime lufte. Më shumë preferonte të fliste për letërsi, media dhe ngjarjet politike në vend dhe botë që i njihte shumë mirë. Dhe kështu më çuditi, kur fillova edhe ta bëj dost të mirë e të ngushtë.

Për gjithë e këto vite, kurrë nuk u krekos, nuk u fry për patriotizmin e tij. Poashtu, kurrë as nuk i tha dikujt pse nuk luftove ti, si disa ushtarë të tjerë atëkohë. Përkundrazi, fjalët për luftë i flet vetëm në intimitet me shoqëri të ngushtë ose kur e pyet djkush i afërt. Por edhe atëherë si me zor duhet me ja nxjerrë fjalët sikur me dana.

E kam nguc shpesh here miqësisht si marakli i paisjeve që është. Madje disa që si kishte me veti gjatë luftës, imagjinata ime ia shtonte si p.sh. çokolladat tëiks që i mbante në xhep të jaknes, për t’ua jap fëmijëve kur arrinë ta çliron katundin e vet, Hade, sikur në filmat amerikan me Vietnam.

Ilir, sikur ti kam shumë shokë veteran, por këtë vit të ndava ty të parin për ta uruar ditën e veteranit.

Faleminderit për atë që bëre në luftë.

Unë mburrem me ty, dosti jem i miri.

Urime dita e veteranit, ty dhe gjithë atyre veteranëve në botë që luftojnë për çlirimin dhe mbrojtjen e vendit. Urime të veçanta edhe për bashkëluftarët e tu, të cilët arritën ta shohin lirinë me ty, dhe lavdi për shokët e tu që luftuan por nuk e arritën këtë ditë. /Lajmi.net/