Islami, Kurtit: Trimi i falënderon miqtë, kastraveci e bon bërllok

Analisti politik Dardan Islami ka kritikua kryeministrin Albin Kurti, i cili nuk po i falënderon partnerët ndërkombëtarë për fillimin e largimit të barrikadave në veri të vendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se trimi i vërtetë i falënderon miqtë, kurse kastraveci e bën bërllok .

“Trimi i vertet i falenderon dhe i respekton miqet, kastraveci e bon berrllog, del cirkuz, dhe kur perfundon thot “vet i kan qite vet i kan heq”, harron Enveristi i vogel se i hoqi Amerika! Bukpermysat fundosen shpejt!”, ka shkruar Islami.