Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në fundin e javës do të nis një tur udhëtimesh në Ballkanin Përëndimor. Sipas agjendës së vizitës së Scholz bie në sy fakti se në Prishtinë do të qëndrojë dy herë më shumë se sa në shtetet e tjera.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kancelari gjerman do të jetë në Kosovë mëngjesin e së premtës. Afro 4 orë do të qëndrojë Scholz në Prishtinë si stacioni i parë i turit të tij.
Më pas do të udhëtojë në Beograd ku do të qëndrojë afërsisht 2 orë, ndërsa në mbrëmje dy orë të tjera do të ketë takime në Selanik.
Kancelari Scholz do të ketë edhe dy takime të ndara në dy shtete fqinje të nesërmen.
Paraditën e të shtunës Scholz do të jetë në Shkup, ndërsa pasdite do të udhëtojë në Sofje të Bullgarisë.
Vizita e Scholz në Ballkanin Perëndimor do të jetë para takimit të Këshillit Evropian të muajit të ardhshëm.
Kancelari gjerman ditë më parë kujtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vite që përpiqen për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se nuk duhet të neglizhohen.