Grenellit i vjen një ‘goditje’: Ka mbetur keq me financat, po realizon shërbime kriminale për Serbinë!

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken që t’ia shtroj disa kërkesa kryeministrit Kurti, që kanë të bëjnë me lirimin e të burgosurve serbe dhe mos-arrestimin e protestuesve paqësore.

Ndaj këtyre kërkesave të Grenellit ka reaguar profesori Enver Bytyçi.

Bytyç tha se duket që Grenelli është keq me financat, prandaj po bën shërbime kriminale në dobi të Serbisë, përcjell “Bota sot”.

Richard Grenell i ka kërkuar sekretarit të Shtetit, zotit Blinken, që t’i kërkojë Albin Kurtit ta lirojë ish-policin Pantiq, që ka përdorur dhunë në veri të vendit kundër policisë së Kosovës.

Të njëjten gjë kërkojnë bandat dhe kriminelët serbë në veri, të cilët kanë ngritur barrikada. Të njëjtën gjë kërkon edhe kryekrimineli, president i Serbisë, Aleksandër Vuciq!

Prandaj ambasadori Grenell më duket se është keq me financat! Për ta përmirësuar gjendjen e tyre po bën shërbime kriminale në dobi të një shteti që prej 150 vitesh e ka kall një dhjetë herë Ballkanin, pra në dobi të Serbisë!

Kam një propozim për mediet shqiptare kudo në Ballkan:

Bojkotojeni lajmet rreth Richard Grenell! Mos e merrni me seriozisht!