“Kurti s’na vizitoi kurrë në burg” – Krasniqi: S’tha asnjë fjalë as për mua, as për Astrit Deharin

Ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi pasi u lirua nga akuza se në gjatë vitit 2016 e sulmuan me zollë Kuvendin e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti që sipas tij, asnjëherë nuk ishte deklaruar lidhur me këtë rast, përveç fushatës zgjedhore.

Krasniqi në Info10 tha se kryeministri Kurti, asnjëherë nuk i kishte vizituar në burg e as në arrest shtëpiak, të arrestuarit e këtij grupi, në mesin e të cilëve ishte edhe Astrit Dehari, shkruan Gazeta10.

“Se di a e dini ju, që neve na kanë arrestu për këtë rast edhe dy muaj ditë rend, masi e kanë arrest edhe Astrit Deharin, Albin Kurti nuk ka fol asnjë fjalë për këtë rast. As nuk ka qenë me na vizitu as në burg as në arrest shtëpiak. A e dini kur ka fillu Albin Kurti me fol për këtë rast? Vetëm kur ka ardh fushata elektorale. Dy muaj ditë pas arrestimit tonë, Albin Kurti se ka thonë asnjë fjalë për asnjërin prej neve. Sot Albin Kurti se ka asnjë të drejt me fol për këtë rast”, tha Krasniqi në Info10.

Kujtojmë se ish-aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, akuzoheshin për veprën penale “terrorizëm”.

Ata u akuzuan se në gusht të vitit 2016 e sulmuan me zollë Kuvendin e Kosovës./Gazeta10