Vuçiq i Iexon Iive nenet e pIanit franko-gjerman: Po më vjen të daIë nga Iëkura

Presidenti i Serbisë ka komentuar planin e njohur si “franko-gjerman” për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, kërkesat në të “janë më të vështirat të mundshme për Serbinë”.

Derisa foli për propozimin ‘franko-gjerman’, Vuçiq tha se ‘më vjen të dalë nga lëkura’.
Ai ndërkohë, i ka lexuar nenet e këtij plani:

“Neni 2 – Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e paraqitura në Kartën e OKB-së, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me barazinë sovrane të të gjitha shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje etj. “

Pastaj lexoi nenin e tretë të propozimit.
“Në përputhje me Kartën e OKB-së, palët zgjidhin çdo mosmarrëveshje ekskluzivisht me mjete paqësore dhe përmbahen nga kërcimi ose përdor imi i forc ës.”

“Ne duhet të themi – se ne duam të flasim. Në non paper thamë se çfarë mendojmë për gjithçka. Por ne ende duhet të flasim”, tha Vuçiq.

Presidenti serb shtoi se në njërën nga këto pika kërkohet që Serbia të mos e pengojë pranimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare.

“Gjithçka tjetër – le të ulemi të shohim se çfarë marrin serbët, çfarë marrim ne të gjithë, por njohja e Kosovës dhe anëtarësimi në OKB nuk bëhet fjalë për ne”, nënvizoi Vuçiq.

Ai theksoi se nuk do të bindet të pajtohet me atë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Vuçiqi po ashtu tha se së pari duhet të formohet Asociacioni pastaj të flasin për gjëra të tjera, anipse nuk beson që një gjë e tillë mund të ndodh.

“Nuk besoj se do ta formojnë ndonjëherë. Nuk e di se çfarë po negociohet. Ata do të vijnë dhe do të thonë – po po, po bëjmë presion dhe ndërkohë duhet të bëjmë diçka tjetër . Në ndërkohë po flasim dhe më mirë të flasim çdo ditë 10 orë, se sa të kemi një ditë shkëmbim zjarri”, ka thënë Vuçiq.