Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas emërimit të Arbën Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kadrijaj përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se ‘çka mundet me sjellë progres një ministër i dështuar’.
“Rikthimi i Arben Vitisë si Ministër i Shëndetësisë do të thotë vazhdimi i gjendjes së rëndë dhe degradim i sektorit të shëndetësisë. Çka mundet me sjellë progres një ministër i dështuar. Kjo qeveri nuk po punon për zgjedhje të problemeve por po angazhohet në thellimin e problemeve”, ka shkruar ajo.
Deputetja e AAK-së, tutje ka thënë se në secilin sektor duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme sepse nuk ka menaxhment dhe profesionistë që bëjnë zgjidhje.
“Ndoshta në secilin sektor duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme sepse nuk ka menaxhment dhe profesionistë që të bëjnë zgjidhje, e këto zgjidhje të jenë në dobi të qytetarëve të Kosovës. Qeveri e dështuar dhe mashtruese!”, ka përfunduar Kadrijaj.