Kisha Ortodokse Serbe pretendon se institucionet e Kosovës ia kanë ndaluar patriarkut Porfirije, ardhjen në Patrikanën e Pejës. Sipas mediave serbe, patriarku Porfirije “nuk heq dorë nga synimi i tij për të kryer shërbimin hyjnor në Patriarkanën e Pejës dhe se pret që ky vendim të rrëzohet”
Kisha Ortodokse Serbe pretendon se institucionet e Kosovës ia kanë ndaluar patriarkut Porfirije, ardhjen në Patrikanën e Pejës.
Për këtë “vendim”, ka reaguar vetë patriarku, teksa këtë “ndalesë” e ka vlerësuar si “vendim jashtëzakonisht diskriminues”.
Sipas mediave serbe, patriarku Porfirije “nuk heq dorë nga synimi i tij për të kryer shërbimin hyjnor në Patriarkanën e Pejës dhe se pret që ky vendim të rrëzohet”.
Po ashtu, ai ka kërkuar që të “ndalet shkelja e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare të serbëve ortodoksë që jetojnë në Kosovë”, shkruan Tanjug.
“Patriarku Porfirije nuk heq dorë nga synimi i tij për të kryer shërbimin hyjnor në Patrikanën e Pejës dhe pret që ky vendim tejet diskriminues të anulohet”, thuhet në reagim.
Patriarku shtoi se “i lutet Zotit për paqe dhe vullnet të mirë mes të gjithë njerëzve”.
“Ai lutet veçanërisht që të mbizotërojë paqja mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë”, ku ata kanë jetuar së bashku me shekuj”, vijon reagimi.
Ndryshe, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur mesha e shenjtë e Krishtlindjes, e cila u udhëhoq nga ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili bëri thirrje për paqe.
Ai tha se paqja e njerëzve mbi tokë është dhuratë që vjen prej Zotit dhe i afrohet njerëzimit.
“Shpresa dhe lumturia nuk gjenden në pasurinë e tokës, as te politika e pushteti, as te lavdia, por në mënyrë të mistershme fshihet brenda dhuntive dhe hireve që i marrim prej Zotit”, tha ai gjatë meshës.
Ai përmendi edhe luftën në Ukrainë, duke thënë se në botën në të cilën jetojmë, mosdurimi, urrejtja dhe konfliktet vazhdojnë të kërcënojnë dhe rëndojnë jetët e njerëzve dhe të ardhmen e popujve.