Familja katër anëtarëshe nga Podujeva e cila u bë me shtëpi të re një javë më parë falë Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ka mbetur në terr. Për shkak të borxheve ndaj KEDS-it në shtëpinë ku familja Mehmeti kishte jetuar me familjen e gjerë, KEDS-i i ka lënë pa energji në shtëpinë e re. Nga kjo e fundit kanë thënë se konsumatorët duhet t’u përmbahen obligimeve që kanë ndaj tyre.
Kjo është shtëpia në të cilën Abdullah Mehmeti u vendos një javë më parë.
Për shkak të kushteve jo të mira ekonomike, Shoqata Jetimat e Ballkanit e bënë me kulm mbi kokë familjen katër anëtarëshe .
Megjithatë, gëzimi që u bënë me shtëpi falë kësaj shoqate, nuk u zgjati shumë.
Kjo pasi për shkak të borxheve ndaj KEDS-it në shtëpinë ku jetoninin më parë bashkë me familjen e gjerë, familja Mehmeti ka mbetur në terr në shtëpinë e re.
Mehmeti thotë se pavarësisht këkesave, KEDS-i nuk ua solli orën për shtëpinë e re.
Ndërsa, nga KEDS kanë thënë se konsumatorët duhet t’u përmbahen obligimeve që kanë ndaj tyre.
“Këto procedura varësisht nga specifikat e rastit, janë të njëjta për të gjithë konsumatorët tanë. Sigurisht që konsumatorët duhet t’i përmbahen obligimeve të tyre që derivojnë nga marrëdhëniet e ndërsjella KEDS\KESCO – konsumator, në mënyrë që të procesohet tutje!”, tha Margarita Rashiti – Zyrtare për informim në KEDS.
Për shkak të kushteve jo të mira ekonomike, e pamundësisë për të paguar borxhet, familja Mehmeti po qëndron me shpresën se do t’u bëhet një zgjidhje. /Gazeta10