Largohet dhunshëm nga lokali vajza e vogël që po kërkonte lëmoshë te tavolina e ministrit Peci (VIDEO)

Diçka e pahijshme ka ndodhur sot në njërën nga lokalet e vendit, ku po pinte kafe ministri i Bujqësisë, Faton Peci bashkë me një mik të tij.

Në një video të publikuar në rrjetin social TikTok, shihet se një vajzë e vogël po qëndronte tek tavolina e Pecit dhe shokut të tij duke kërkuar lëmoshë, por minsitri nuk e kthen kokën fare kah vajza, teksa intervenon kamarieri.

Ai posa e sheh vajzën që nuk po largohej dhe ndodhej afër tavolinës së ministrit, e merr atë dhunshëm për ta larguar krejtësisht nga lokali.

trim.026D2E34-BDB8-4871-BB8C-A4904932EDF8