Temperaturat në -57 gradë, SHBA në emergjencë! (VIDEO)

Shteti i Nju Jorkut, së bashku me Georgia, Kentucky, Missouri, Maryland, North Carolina dhe Oklahoma kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pritje të ardhjes së stuhive të paprecedentë të dimrit në orët e ardhshme.

Mediat amerikane e kanë quajtur tashmë si “bombë cikloni” ose “snowmaggedon”. Temperaturat akullnajore priten kudo me klumin në -57 gradë në disa zona malore të Wyoming. Mbi 2,300 fluturime tashmë janë anuluar, me shqetësim të madh për miliona amerikanë që nisen për festat e Krishtlindjeve.