Aktori dhe shkrimitari Çun Lajçi, ka reaguar ndaj kolegut të tij, Jeton Zogjani i cili sot e kritikoi ashpër.
Lajçi në një shkrim të postuar më herët në Facebook, ka akuzuar opozitën duke thënë se “Liria ka emën” vetëm kur Ju i leni interesat e lakmia e vetme bahet atdheu!”.
Por, aktori Zogjiani i ka thënë Lajçit, se vërtet, liria ka emër, e qe besa edhe mbiemër, por ajo nuk identifikohet kurrë me emrin e tij.
Ai ka thënë se Lajçi në paraqitjet e tij me plis nëpër Evropë i ka bërë me pagesë të majme.
Madje sipas Zogjianit, Lajçi ka marrë para edhe për poezitë për dëshmorët.
Mirëpo, Zogjanit i reagoi aktori Çun Lajçi.
Lajçi i thotë atij se njëherë duhesh me u bë artist, pastaj shkrimtar e port, dhe në fond rapsod për me folë për të.
Lajçi tutje thotë se ia paska shkelur bishtin Jetonit.
“Kam kujtu se je artist, e jo mashë e PRONTO-s”, i thotë Lajçi.
Postimi i plotë:
Jeton Zogjani
Njiherë duhesh me u ba artist, mandej shkrimtar e poet, e n’fund edhe rapsod për me folë për mua a po “zvarritëm” apo eci vertikalisht!
He more Jeton zeza! Po ku ta paskëm shkelë bishtin he mjer unë që dola n’skenë me ty!
Po ti duhesh me ditë me kuptua porosinë e letrave t’mia kur t’reagosh, se del që je i palexueshëm totalisht!
E dyta, kam kujtua se je artist e jo mashë e Prontos!
Unë nuk t’idhnohem, se je diletant i pa gjurmë, andaj mësohu me jetua prej zanatit, e jo me ia pasë inat kolegut të dikurshëm he mbetsha pa ty!
S’paguhen veç pushtetarët e ‘kumandantat’ o Jeton miku!