Kush e hodhi gazin lotsjellës në protestën e veteranëve?

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se protestuesit kanë hedhur gaz lotsjellës, ndërsa këta të fundit gishtin e drejtojnë nga policia.

Gazetar: Çlirimtar Morina

Dyert e Kuvendit u rrethuan me pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

E kordoni i Policisë që rrinte para atyre do të rezistonte vetëm pak minuta.

Një numër i madh i protestuesve kaluan brenda oborrit të Kuvendit, e në momentin e parë që shkelën brenda oborrit, u pa te hidhej gaz lotsjellës.

Kjo bëri që protestuesit të reagonin më dhunshëm karshi pjestarëve të Policisë.

Të gjithë flisnin se adresa kryesore e këtij gazi ishte Policia e Kosovës.

Kështu thoshte edhe udhëheqësi i protestuesve.