Deputetja e LVV-së Arbreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se Qeveria e Kosovës është në koordinim të përditshëm me KFOR-in. lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Kryeziu-Hyseni tha se barrikadat e vendosura në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak do të largohen brenda ditësh.
Kjo do të bëhet e mundshme sipas saj, pasi që të qetësohet situata në ato dy zona, shkruan Gazeta10.
‘Ne po presim që të qetësohet situata dhe të mund të hiqen bllokadat ku janë vendosur në zonat kufitare në veri. Këtë po e kërkojmë në bashkëpunim me KFOR-in, sepse s’mund të lejohet që pafundësisht të mbahen të bllokuara ato zona, nga strukturat paralele të Serbisë. Qeveria e Kosovës është në koordinim të përditshëm me KFOR-in, dhe bllokadat do të hiqen në ditët në vijim”, tha deputetja Kryeziu në Prime Time. /Gazeta10