Në Pressing të T7 është zhvilluar një debat në mes analistëve të Pressingut, Donika Kadaj-Bujupit dhe Valon Sylës. Temë ishte çështja e sovranitetit dhe gjendjes në Veriut të Kosovës, por edhe kërkesave ndërkombëtare.
Donika Kadaj-Bujupi tha se “qeveritë e kaluara kanë nënshkruar marrëveshje për të mos e dërguar FKS-në në Veri”. “E pse Albini s’po e dërgon FKS-në n’Veri”, thoshte Syla.
“A e ka nënshkru dikush që mos me muajt Kurti me dërgu”, ia vazhdoi Kadaj-Bujupi. “Po leni këto kopalla, që shkojnë me çaj rusi”, vazhdon Syla. “Unë po e flas gjendjen reale qysh është”, thoshte Kadaj-Bujupi.
Shiko videon më poshtë: