Ishkryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri pohoi se Serbia nuk do të pranojë Kosovën pa përfituar ndonjë kompromis.
Ai propozoi që Lugina e Preshevës t’i kalojë Kosovës, dhe Serbisë, Leposaviqi e 17 fshatra.
“Këtë ofertë ne nuk mund ta bëjmë por do ta bëjë ndërmjetësuesi ndërkombëtarë”, tha ai.
Nënkryetari i LDK-së thotë se Kosova nuk ka probleme tjera me Serbinë përveç kufijve. Ai madje vazhdon ta sheh si një zgjidhje shkëmbimet e territoreve.
“Kosova me kufijtë e 17 shkurtit nuk është e mjaftueshme për disa shqiptarë”.