Analisti politikJusuf Thaçi, ka reaguar pas denimit me 26 vjet burgim të Salih Mustafës. Thaçi, më shumë ka reaguar për fushatën e fundit në rrjete sociale, konkretisht frazën “Jo në emrin tim”.
Sipas Thaçit, ata që e votuan Gjykatën Speciale, nëse nuk kanë kurajo të kërkojnë falje, të paktën nuk duhet të flasin asgjë për veprimet e vendimet e siq e quan ai “këtij monstrumi të drejtësisë” drejtuar Gjykatës Speciale.
Postimi i Thaçit:
“Ata që kanë ngre dorën pro themelimit të Gjykatës Speciale, duke i dhënë këtij institucioni të pështirë politik statusin dhe shenjtërinë e institucionit të drejtësisë, nëse nuk e kanë kurajon njerëzore për kërkim-falje, së paku mos të flasin asgjë për veprimet e vendimet e këtij monstrumi të “drejtësisë”. Ka shkruar Thaçi.