Elvis Hoxha: Regjimi Pronto-Pan e legjitimoi Gjykatën Speciale që sot dënon luftëtarët tanë

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ka postuar një shkrim, në të cilin ka komentuar dënimin e Salih Mustafës, ish-komandant Cali, me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.

Ai ka shkruar se ishte “regjimi Pronto-Pan” që legjitimoi Gjykatën Speciale.

“Me gjykata speciale për luftën dhe marrëveshje speciale për zajednica dhe manastire, ne treguam se nuk e kishim më shpirtin luftarak. Ndaj dhe gjykatat që i legjitimoi regjimi Pronto-Pan dënojnë luftëtarët tanë.” – shkroi fillimisht z. Hoxha.

Njeriu i afërt i kryeministrit Albin Kurti ka pasur edhe një pyetje, që më shumë gjasë është retorike.

“Mund ta quajmë Gjykatën Speciale raciste por si t’i quajmë ata që bënë gjithçka që ta kalonin në Kuvendin e Kosovës?” – pyeti z. Hoxha.