Ali Kadriu nga lagjia “Kroi i Vitakut” në Veri të Mitrovicës, është shqiptari i parë që rezistoi pengesave nga serbët për të ndërtuar shtëpinë në këtë lagje.
Ndërtimi dhe renovimi i shtëpive, pas luftes në veri është shumë i vështirë.
Mirëpo, Ali Kadriu me këmbënguljen e tij arriti ta ndërton shtëpinë me disa karakteristika të veçanta.
Edhe pse qeveria serbe i ofroi shumë të mëdha të parave për të shitur tokën dhe shtëpinë, por Aliu nuk pranoi.
“Aliu i pathyeshëm”, “Ali Kadriu refuzon paratë e Qeverisë, kërkon siguri”, “Spektakël në oborrin e Ali Kadriut”, këto ishin titujt e ballinave në mediat e Kosovës në vitin 2008, kur ai nuk u lejua të futet në shtëpinë e tij nga forcat speciale të UNMIK-ut.