Albini e Vjosa janë vetëm hipokritë e mashtrues, që shkelin çdo gjë për pozitat e tyre

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se koordinimi dhe marrëveshjet me Shtëpinë e Bardhë nuk janë kurrë të dëmshme për Kosovën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Hoti në një postim në Facebook, thotë se Presidentja i ka shtyer zgjedhjet në komunat në veri pa asnjë bazë kushtetuese.

“Tani Presidentja i shtyn zgjedhjet në komunat në veri pa asnjë bazë kushtetuese. Këtë ajo e bëri me kërkesë të ShBA-së pas situatës së krijuar në komunat në veri dhe në koordinim me shefin e saj në Qeveri”, shkruan Hoti mes tjerash, ndërsa shton se e kupton që zgjidhje tjetër nuk ka pasur.

Ish-kryeministri përmend 4 shtatorin 2020, ku siç thotë ai, pas pranimit të njohjes nga Izraeli, pati pranuar kërkesën e SHBA-së që të shtyhet aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ndërsa e quan veprim strategjik këtë situatë, ndryshe nga ajo e presidentes Osmani për shtyrjen e zgjedhjeve.

Në fund të shkrimit të tij, Hoti i quan mashtrues Kurtin dhe Osmanin, dhe se sipas tij ata bëjnë gjithçka për pozitat e tyre.

Statusi i plotë: