Nga Viktor Buzhala.Shteti duhet ti paguajë familjet e dëshmorëve e invalidët, tjerët le ti grahin
Deshmorët nuk mund të punojnë. Ata e dhanē jetën për këtë vend. As invalidët jo se jo. Të dy këto kategori shteti duhet ti paguajē. Fort madje, mbi pagën mesatare. Familjet e tyre në pjesën mē të madhe kanë humbur mbajtësin e familjes apo krahun e fuqishëm të punës.
Secili ushtar mund të ishte në atë pozitë. Ata e rrokën pushkën dhe pIumbi stë pyet, kur i del përpara.
Por, kishin fat mē të mirë. Sot, pjesa më e madhe e ish veteranëve janë gjallë dhe të aftë pēr punë. E ata duhet ti grahin punēs. Nuk Iuftuan me para, pra nuk ishin mercenarë.
E rrokën pushkën për ideale për të qenë të lirë. Ne e kemi obligim ti respektojnë për këtë. Por, nuk e kemi obligim tu japim paga edhe 23 vjet pasIufte. Ata duhet të punojnë dhe ti sigurojnë të ardhurat vet. Ata Iuftuan që të kemi jetë mē të mirë. E ajo arrihet vetëm duke punuar fort dhe duke u përkushtuar për vendin. Nuk arrihet duke marrë rroga pa punu. Ajo është receta për ta shkatërruar një vend.
Prandaj, veteranë, nëse ju jepet mundësia, punoni. Është shumë më lehtë se të Iuftoni.