Një sherr mes dy vajzash është regjistruar mbrëmjen e sotme në emisionin Për’puthen, ku një prej vajzave ka goditur me shuplakë një konkurrente tjetër, pasi kjo e fundit, po e ofendonte papushim.
Emisioni është ndërprerë për pak minuta, ndërsa reagimet në rrjetet sociale por jo vetëm kanë qenë të shumta. Një prej figurave të njohura që ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje është edhe pastori Akil Pano.
Sipas tij, emisioni Përputhen duhet të mbyllet, pasi është një degradim i shoqërisë shqiptare.
“Ky emision nuk jep më mesazhe për familjen, por po pasqyron modele të papërshtatshme”, ka shkruar Pano.