Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë , Petar Petkoviq, ka thënë se është e pabesueshme që shumë kanë nxituar të deklarohen kundër dërgimit të forcave të sigurisë serbe në Kosovë, edhe pse thotë se kjo kërkesë ende nuk është dërguar.
“E pabesueshme që shumë njerëz vrapuan për t’u shprehur kundër kërkesës së Serbisë për kthimin e forcave të sigurisë në Kosovë dhe se kërkesa nuk është dërguar ende. Por ne kemi mësuar se kemi disa komandantë të KFOR-it që vendosin për Rezolutën 1244 – nga përfaqësuesit perëndimorë, Viola von Kramon dhe Rade Trajkoviq”, ka shkruar Petkoviq në llogarinë e tij në Twitter.
Në Beograd së fundmi kanë përmendur mundësinë e kthimit të ushtarëve serbë në Kosovë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi të shtunën se do t’i kërkojnë KFOR-it që të sigurojnë dislokimin e ushtarëve dhe policëve serbë në territorin e Kosovës “në përputhje me Rezolutën 1244”.