Pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pyetur se a do ta ndihmonte Shqipëria Kosovën me forca policore.
Kësaj pyetje Rama iu përgjigj me pyetje, duke thënë se për çfarë arsye duhet të ndihmohet Kosova e cila është shtet i pavarur.
“Për çfarë arsye duhet ta ndihmojë Shqipëria me forca policore dhe për çfarë arsye Kosova që është një shtet sovran duhet të ketë forca policore në territorin e saj, që është territor integritetin e mbron një bashkësi e tërë ndërkombëtare”, tha Rama, raporton Abcnews.
Ditë më parë, Rama kishte reaguar lidhur me sulmet në veri të Kosovës.
Përmes Twitterit ai ka dënuar sulmin mbi patrullën e EULEX-it në veri dhe sulmet ndaj Policisë së Kosovës.