Lars-Gunnar Wigemark, shefi i EULEX’it në Kosovë, është pajtuar me deklaratën e kryediplomates gjermane, Annalena Baerbock, e cila ka thënë se Kosova ka ulur tensionet në Veri duke i shtyrë zgjedhjet lokale, ndërkaq Serbia me veprimet e saj i ka shtuar tensionet.
Wigemark e shpërndau këtë deklaratë të fuqishme.
“Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm. Kështu janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, ka shkruar Baerbock në Tëitter, shkrim të cilin e ka shpërndarë në profilin e tij Wigemark.
Çfarë tha shefja e diplomacisë gjermane?
Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Baerbock ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Republikës së Kosovës, me serbët lokalë që kanë bllokuar rrugët, ndërkohë s’kanë munguar as sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të EULEX-it.
Baerbock ka thënë se Kosova duke vendosur për shtyrje të zgjedhjeve ka kontribuar në reduktimin e tensioneve, ndërkohë ka fajësuar Serbinë dhe Vuçiqin se me retorikën e tyre kanë bërë të kundërtën.
Ajo thotë se është plotësisht e papranushme retorika e Aleksander Vuçiqit dhe zyrtarëve të tjerë serbë për dërgimin e trupave ushtarake serbe në Kosovë.
Edhe sulmet ndaj EULEX-it thotë se janë të papranueshme gjithashtu. Në fund ajo ka thënë se përkrah dialogun e ndërmjetësuar nga Miroslav Lajcak. /Express