Një shembull i mirë si ky. Ka vetëm 5 vjet dhe ka një dashuri të madhe për kafshët. Ky është Rexhë Binakaj nga Deçani. Duke kënduar, ai kujdeset për 150 dele e qengja që ka familja e tij. “Si vij prej shkolle, i baj detyrat, shkoj ndrrona, veshna edhe i kqyri”, thotë ky 5-vjeçar.
Në shoqërinë e deleve dhe qengjave, 5-vjeçari Rexhë Binaku, e kalon pjesën më të madhe të ditës. Dashurinë që ka për to, ai e shprehë vazhdimisht. Të gjitha kafshët e do shumë, por me qengjat ka një lidhje krejtësisht tjetër dhe të veçantë.
Video në linkun më poshtë: