Vuçiq: Do t’i kërkojmë KFOR-it ta lejojë hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kanë marrë vendim që t’i kërkojnë KFOR-it që të lejojë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244.

“Është rënë dakord për një tekst që do t’i dërgohet komandantit të KFOR-it për të siguruar dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë në që sipas tij, parashieht në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka deklaruar Vuçiq.

Me tej, Vuçiq ka thënë se për ish-policin e Kosovës Dejan Pantiqin, nuk do të dorëzohen por do të luftojnë.

“Nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim. Këtë le ta dinë të gjithë ata që vijnë tek unë në ditët në vijim. Unë nuk shqetësohem për çmimin që do të paguaj personalisht. Mesazhi im mbetet, nuk ka dorëzim dhe po i them Suzana Pantiqit dhe fëmijëve të saj se do të luftojmë për burrin dhe babanë e tyre”,ka kërcënuar Vuçiqi.

“Sot është arrestuar Dejan Pantiq. Ai deri vonë ka qenë i veshur me uniformën e policisë së Kosovës. Ai është akuzuar nga i ministër i Punëve të Brendshëm të Republikës së Kosovës dhe disa të tjerë për terrorizëm”.

“Ishte dita kur kishim një samit në Tiranë dhe kur ata u përpoqën të bënin diçka që nuk kishin të drejtë ta bënin Pantiq bëri një krim të vërtetë, vetëm se ata nuk e dinin. Ai jeton në atë ndërtesë dhe po merrte bukë në shtëpinë e tij. Shërbimet tona e kanë hetuar seriozisht të gjithë rastin. Asnjëherë nuk mund të Prisni të nesërmen me siguri sepse nuk e dini se çfarë do të ndodhë me ta, është në mendjen e tij”, ka shpjeguar Vuçiq rastin Pantiq.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se ish-pjesëtari i MUP-it i arrestuar këtë të shtunë, Dejan Pantiq, sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në Veri të Mitrovicës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se Pantiq akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.