Po Pecit ç’i ndodhi? Lexoni mesazhin që sapo ka shkruar për Skender Hysenin

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci duket se e ka hallin e deklaratave të Skender Hysenit sesa të situatës aktuale në veri, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai në vend se të përkrah shefin e tij, Albin Kurtin, Peci i shet mend Skender Hysenit.

“Pse bre Skender Hyseni po flet pa rend. Edhe partia jote ta ka kallxu vendin, kështu që pasi që jemi në prag të festave të fundvitit, pije ndonjë verë aristokate, lëshoje në ler e baje çantën se ja di renin”, ka shkruar Peci ndër të tjera.

Ky reagim i Pecit vie pasi Skender Hyseni ka kritikuar ashpër presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti për situatën në veri.

Postimi i plotë i Faton Pecit:

Pse bre Skender Hyseni po flet pa rend. Edhe partia jote ta ka kallxu vendin, kështu që pasi që jemi në prag të festave të fundvitit, pije ndonjë verë aristokate, lëshoje në ler e baje çantën se ja di renin. Kur e ke pas mundësinë me u kujdes për këtë shtet, e ke trajtu si pronë të trashëguar nga baba. Tash, janë disa tjerë që po përpiqen me riparu dëmet e tua me shoqni!