Për çka paguhen? Pamje teksa deputetët e VV-së shikojnë futboll gjatë seancës së Kuvendit

Në Kuvendin e Kosovës po diskutohen dy nga projektligjet më të rëndësishme gjatë këtij viti: Projektligji për Zyrtarët Publikë dhe Projektligji për Paga.

Megjthatë, kjo duket se nuk po iu bën fort përshtypje deputetëve në seancë. Sidomos atyre të Vetëvendosjes!

Në një video që e ka siguruar Nacionale shihet se deputetët e pushtetit e shikojnë ndeshjen e Botërorit që u zhvillua, ajo ndërmjet Kroacisë e Brazilit.

E gjatë seancë për këtë temë, vërejtjen deputetëve ua ka tërhequr edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“A bën kah të këqyrni futboll, mos me ba zhurëm”, ka thënë Konjufca.

Pamjet e siguruara nga Nacionale: