Konjufca godet Kryeprokurorin: E ka dosjen voluminoze në tavolinë, por nuk e lufton kri m in në veri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se ka mungesë vullneti për t’u luftuar krimi në veri nga drejtësia në Kosovë. Ai, duke mos ia përmendur emrit Kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, ka thënë se njeriu kryesor i sistemit të drejtësisë në Kosovë, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim deri tani.

Sipas Konjufcës, përkundër dosjeve voluminoze që ai i ka në tavolinë, asnjë veprim konkret nuk është ndërmarrë deri tani.

”Njeriu kryesor i sistemit të drejtësisë, njeriu kryesor, prej muajit shtator të vitit të kalum e ka dosjen e plotë të bandave kriminale të veriut. Asnjë veprim hiç, asnjë veprim, asnjë milimetër hiç. Njeriu kryesor i drejtësisë. Ai që po don me kanë në krye të drejtësisë. Prej shtatorit të vitit të kaluar, një vit e tre muaj, 15 muaj, e ka në tavolinë dosjen voluminoze me krejt emrat, me krejt fotografitë, me krejt incizimet e personave të cilët janë kryesorët të cilët e bëjnë organizimin e kri mit në pjesën e veriut të Kosovës”, ka deklaruar ai në rtv Dukagjini.