Konjufca: Dh una në veri është beteja e fundit e Serbisë për Kosovën, ajo do ta humbë atë

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, i ka komentuar tensionet e fundit të krijuar në veri të Kosovës.
Në “Debat Plus”, ai ka thënë se dh una në veri është si pasojë e “betejës së fundit që Serbia po e bën për Kosovën”.

Këtë betejë sipas Konjufcës, Serbia do ta humbë.“Tash kjo betejë ka hy në fazën e fundit, tash me përdor edhe dh unë në mënyrë të armatosur me kërcënime, mos ta lejojnë policinë ta kryejnë punën e tyre atje, Serbia e ka humbur këtë betejë”, ka thënë ai.

Ai foli edhe për betimin e deputetëve të rinj të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se betimi i tyre nuk është njohje e tyre ndaj shtetit të Kosovës, por është vetëm vazhdim i betejës dhe marrje e kompetencave ligjore.