“Po i dhimbset miku i tij, Radojçiq”/ A është kjo arsyeja e vërtetë pse Haradinaj po e sulmon Kurtin?

Në kohën kur Kosova po përballet me sulme të vazhdueshme me bomba, në pjesën veriore të saj, nga kri min elët serbë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon ta sulmojë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Së fundi, sipas Haradinajt, Albin Kurti po bën veprime anti kombëtare dhe anti shtetërore.

“E dhimbshme. E rrezikshme. Anti-kombëtare e anti-shtetërore krejt çka po bën e si po vepron Kryeministri. Atij nuk po i mjafton asociacioni të cilin tashmë e ka bërë akt të kryer, por po e shtyn nje autonomi për veri. Insistimi me çdo kusht i mbajtjes së zgjedhjeve në veri, është pjesë e këtij skenari e jo nevojë për rikthim, as të ligjit e as të demokracisë në këtë pjesë të Kosovës. Por ky skenar “nuk do të kalojë” as nga Kurti e as nga sejmenët e tij! Ky njeri e ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë. Të japë dorëheqje!”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

E sipas analistit politik, Faton Mehmeti, krejt këto sulme të Haradinajt vijnë për shkak të mungesës së tenderëve.

“Kur e sheh fundin, njeriu bëhet i bezdisshëm dhe agr esiv. Kjo po ndodh me njeriun që fundi politik i ka ardhur, e di se Kurti do të jetë edhe gjatë në pushtet e rrjedhimisht Ramushi në opozitë. Mungesa e luksit të tenderëve ka zgjuar egërsinë e Haradinajt ndaj Kurtit”, thotë Mehmeti.

Ai shton se aksioni në veri po i dhemb Haradinajt, shkak kr imineli Milan Radojçiq.

“Aksioni në veri po i dhemb kreut të AAK, mbase i dhimbset miku i tij Radojçiqi. Ramushi kreun e bandave e priste në zyrë edhe i shkonte në konak, Radojçiqi është në listë të interpolit për kontrabandë në veri. Ramushi duhet pyetur çka di dhe mos ka edhe ky lidhje diçka në këtë drejtim, e gjithë dhimbja e Ramushit për veriun ka një hall të madh”, shprehet Mehmeti.

“Ramushi s’ka çfarë humb më, i ka shqelmat e fundit në politikë, është bërë zhurmues edhe i neveritshëm, për më tepër kur e kritikon Kurtin për situatën në veri. Janë vet këta edhe Ramushi që për 20 vjet s’kanë bërë asnjë gjë të vogël për të zhbërë bandat në veri. Në vend se me e mbështetë qeverinë, ata e kritikojnë”, deklaron Faton Mehmeti.

Më tej, ai thotë se AAK-ja e Ramush Haradinajt po shkon drejt rrugës së Nismës Socialdemokrate.

“AAK po shkon në rrugën e Nismës, fundi jo i lavdishëm për Ramushin, më mirë mos të ishte futur farë në politikë. Në vazhdim vetëm sa do shtohen akuzat ndaj Kurtit, qytetarët e njohin tashmë secilin, Ramushi është bërë gaz, e fatkeqësisht nuk është i vetëdijshëm”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.