Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, me fjalë të rënda ka kritikuar Bashkimin Evropian për qasjen e kësaj të fundit në dialogun e Kosovës me Serbinë, përcjell Periskopi.
Ministrja Gërvalla thotë se BE- ka dështuar jo vetëm në këtë raport, por edhe ka se dëshmuar që nga vitet 90-ta asnjëherë nuk ka qenë e zonja të gjejë zgjidhjet e nevojshme për krizat në kontinentin e saj.
“BE- ka dështuar jo vetëm në këtë raport, por BE ka dëshmuar që nga vitet ’90 asnjëherë nuk ka qenë e zonja të gjejë zgjidhjet e nevojshme për krizat në kontinentin e saj. Natyrisht, ne jemi në një proces të dialogut që është i ndërmjetësuar nga BE dhe natyrisht që ne në këtë proces të dialogut jemi serioz dhe shkojmë me rekomandimet tona, por duhet të jemi të përgjegjshëm që BE si institucion pa ndihmin e SHBA-ve dhe shteteve anëtare të saj vështirë se do të gjejë një rrugëzgjidhje në këtë dialog që kemi hyrë”.
“Unë si ministre e Jashtme nuk e shoh BE-në si BE të paanshëm ndaj Kosovës dhe Serbisë. E shoh që kërkesat që na vihen në tavolinë kanë ngjyrim shumë të fuqishëm të Serbisë dhe kanë shumë pak përfshihen kërkesat tona në atë çfarë propozohet në tavolina, por nuk shkojmë në Bruksel për t’u ankuar. Shkojmë për të qenë pjesë e dialogut dhe besojmë që në kuadëer të saj me kërkesat tona legjitime, përfundimi do të jetë i tillë që Kosova jo vetëm që nuk hek dorë nga sovraniteti i saj, apo rrezikon krijimin e strukturave të ngjashme si në Bosnjë, por besojmë shumë që edhe me përkrahjen e partnerëve tanë të rëndësishëm, epilogu në fund do jetë në favor të Republikës së Kosovës”, deklaroi ministrja Gërvalla.
Gërvalla ndër të tjera ka folur për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.
“Ne mendojmë që e njohim vendin tonë, i njohim nevojat, kërkesat dhe dimë të vlerësojmë më mirë se cilat mund të jenë zgjidhjet afatgjate të cilat nuk gjejnë sot një zgjidhje të shpejtë duke prodhuar një problem të madh për të ardhmen. Prandaj, jo vetëm me SHBA-të por me të gjithë partnerët tanë që janë garant të pavarësisë sonë, diskutojmë mes vete se cilat janë zgjidhjet më të mira dhe asgjë më shumë apo më pak nuk bëjmë me SHBA-të”.
“Që vjen delegacioni i Amerikës në javën e ardhshme është përsëri një shenjë që SHBA-të nuk e lëjnë Kosovën vetëm në pranë të sfidave”, tha Gërvalla. /Periskopi/