“Të zhvishej dhe t’ja tregonte serbëve dhe grave të tyre”, Zeka mbron Xhakën nga kritikat: Preku sqepin e shqiponjës

Serbia është dënuar nga FIFA për ngjarjet që u krijuan në Botërorin Katar 2022. Milaim Zeka ka komentuar gjobitjen e Federatës Serbe në lidhje paralele në “Euroneës”. Gazetari shqiptar është ndalur edhe te kritikat për gjestin e Granit Xhakës, të cilin e quan tërësisht normal. Madje shton se mesfushori i Arsenalit duhet të shkonte edhe përtej prekjes së organit gjenital.

“FIFA u kap më shumë te argumenti i paraqitjes së hartës në zhveshtore, ku ekipi i Serbisë e paraqiti Kosovën si territor serb. Gjithë kësaj i erdhi një reagim i jashtëzakonshëm, njerëzor, brilant dhe super shqiptar i yllit tonë, Granit Xhakës, i cili pastaj përmes prekjes së sqepit të shqiponjës ua shau edhe nënën, edhe babain, edhe futbollistëve, edhe atyre që me baza rraciste na ofenduan.

E vetmja gjë e pahijshme, është fakti që Granit Xhaka është dashur të zhvishej komplet dhe t’ja tregonte atë gjënë futbollistëve serb, selektorit serb, pastaj edhe grave të tyre, dashnoreve dhe nënës së atij selektorit serb. E pahijshme ishte edhe të na shanin nënat e kombit shqiptar, i pahijshëm ishte edhe reagimi i futbollistëve dhe reagimi i publikut duke thënë: “Vritini shqiptarët, vritini shqiptarët”! Domethënë reagimi i tij ishte mëse normal. Si do të reagonte Granit Xhaka? Do të ‘knock out’-onte dikë prej futbollistëve? Ai ua tregoi vendin përmes prekjes së sqepit të shqiponjës”, ka thënë ndër të tjera Milaim Zeka./