Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë parashikimin e tij për finalen e madhe të Botërorit dhe është aq i sigurt në atë që thotë saqë i fton shqiptarët të vënë baste.
Atëherë e fillojmë më cerekfinalet, sipas Cakos, Brazili eliminon Kroacinë dhe Holanda eliminon Argjentinën, ndeshje që luhen të premten.
Në dy cerekfinalet që luhen të shtunën, Franca mund Anglinë dhe Portugalia mund Marokun. Në gjysmëfinalen e parë, Brazili mudn Holandën dhe kalon në finale.
Në gjysmëfinalen e dytë, Portugalia mund Francën dhe kalon në finale. Pra finalja sipas Cakos do jetë mes Brazilit dhe Portugalisë.
Sigurisht që shumica për një finale të tillë do mendonin që do fitonte Brazili, por një konspiracionist si Alfred Cako ka gjithmonë surpriza.
Ai mendons e Portugalia mund në finale Brazilind he ngre trofeun e Botërorit Katar 2022. Finalja do luhet më 18 dhjetor në orën 16:00 me orën tonë.