Hidrogjeni ose peroksidi i hidrogjenit mund të jetë një agjent i shkëlqyeshëm me shumë qëllime për përdorim shtëpiak. Mund të përdoret në mjekësi ose si një pastrues shtëpiak efektiv, i sigurt dhe jo toksik. Formula e tij është shumë e ngjashme me ujin, përveç se ka një atom oksigjen më shumë: H2O2.
KUJDES: Në tekstin e mëposhtëm bëhet fjalë për hidrogjen 3%, jo përqendrime më të forta që mund të jenë të rreziikshme dhe në fakt nuk nevojiten për këto qëllime. Hidrogjenin mund ta blini në çdo farmaci. Këtu janë shembuj se për çfarë mund ta përdorni:
1. Heqja e njollave nga perdet e dantellave apo mbulesat. Vendosni 2 gota peroksid hidrogjeni në enën në të cilën planifikoni t’i lani, shtoni ujë dhe zhytni perdet e dantellave. Hidrogjeni do të ndihmojë që njollat e verdha të zhduken.
2. Bëni një pastë me hidrogjen dhe sodë buke për të hequr gurët në banjë. 3. Kundër mykut: Përzieni 2 pjesë hidrogjen dhe 1 pjesë ujë, më pas vendoseni në një shishe sprej. Nëse e përdorni në sipërfaqe të lyera, hollojeni me më shumë ujë, në mënyrë që të mos zbehet ngjyra.
4. Hidrogjeni largon aromat dhe njollat e urinës së kafshëve shtëpiake nga tapeti. Në këtë mënyrë ata nuk do të tundohen të urinojnë përsëri në të njëjtin vend. 5. Mund ta përdorni si një opsion më të sigurt në vend të varikuinës për zbardhjen e rrobave të bardha. Varicina, ndryshe nga hidrogjeni, tenton të konsumojë rrobat më shpejt.
6. Hidrogjeni largon njollat e gjakut. Lyejeni njollën me hidrogjen, lëreni të qëndrojë për një minutë, fërkojeni dhe shpëlajeni menjëherë. 7. Largon njollat e verës së kuqe nga tapeti ose pëlhura.
8. Përdoreni me një leckë mikrofibër për të fshirë dritaret dhe pasqyrat, në mënyrë që t’i pastroni pa lënë asnjë gjurmë. 9. Hidrogjeni vret bakteret Salmonella, kështu që është i shkëlqyeshëm për pastrimin e dërrasave prerëse dhe sipërfaqeve të punës në kuzhinë.
10. Bëni një tretësirë nga një pjesë hidrogjen dhe një pjesë ujë, vendoseni në një shishe sprej dhe mund ta përdorni si pastrues banjo dhe tualeti.
11. Nëse e mbushni lavamanin me ujë të cilit i keni shtuar gjysmë filxhani hidrogjen dhe i zhytni frutat dhe perimet në të, mikroorganizmat do të vriten, dhe ato do të mbeten të freskëta për një kohë më të gjatë. Lëreni frutat me gjethe të qëndrojnë në ujin me hidrogjen për rreth 20 minuta dhe atë me lëkurë më të trashë për rreth 30 minuta, më pas kullojeni dhe vendoseni në frigorifer.
12. Përdoret për pastrimin e plagëve, prerjeve, infeksioneve mykotike të këmbëve etj. Për infeksionet mykotike të këmbëve, bëni një tretësirë me një pjesë ujë dhe një pjesë hidrogjen dhe spërkatni tretësirën në zonën e prekur çdo natë.
13. Mund ta përdorni si gargarë: vendosni një lugë hidrogjen në një gotë me ujë dhe shpëlajeni gojën, më pas pështyni lëngun dhe shpëlajeni gojën me ujë. Ju gjithashtu mund të përdorni hidrogjen si dezinfektues për furçën e dhëmbëve.
Këto janë vetëm ide, dhe ju mund të gjeni edhe më shumë përdorime.