Serbët dhe Grekët janë dy popuj me histori të falsifikuar në mënyrën më primitive

Viteve të fundit, histriografia serbe duke mos mundur ta arsyetojë mbi bazë shkencore etnogjenezën e popullit serb, gjuhën dhe kulturën, shtrirjen territoriale të shtetit aktual të Serbisë në territoret e pushtuara, ku as sot nuk përbëjnë shumicën e popullsisë, të nxitur nga politika ditore, tradita pushtuese dhe sidomos ndërgjegja kombëtare e paformuar, urrejtja patologjike ndaj popujve fqinj të tyre, sidomos ndaj shqiptarëve autoktonë, kanë filluar në sytë e opinionit shkencor të botës të sajojnë teorinë më kundërshkencore që mban mend historia e njerëzimit, me kërkimin e rrënjëve të serbëve në periudhën antike, të njohur dhe pranuar botërisht nga shkencëtarët më eminentë të botës si qytetërim dhe kulturë ILIRE.

Gjeografi dhe etnologu serb me famë botërore, Jovan Cvijiç, para një shekulli ka shkruar qartë se popujt sllavë të jugut, sidomos serbët, janë ardhacakë në Gadishullin Ilirik, në periudhën pas shek.VII të erës së re.

Gjithçka mund të pretendohet e falsifikohet, por assesi serbët dhe Serbia nuk mund t’i kërkojnë rrënjët e tyre në periudhën ilire.

Janë disa pseudo shkencëtarë, historianë, etnologë dhe gjuhëtarë serbë që gjatë viteve të fundit bëjnë përpjekje të sajojnë një histori të rrejshme të Serbisë dhe të popullit serb, siç mund ta shihni përmes hartave dhe titujve të librave në lidhje me këtë eksperiment tepër joshkencor dhe thellësisht primitiv e naiv.

Kompleks inferioriteti, sharlatanizëm shkencor dhe primitivizëm, apo jo?!