Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se janë rritur çmimet e energjisë elektrike në berzat ndërkombëtare.
Ai tha se çmimi për megavat është rritur në 500 euro, derisa shtoi se ka devijim nga plani i prodhimit vendor.
Buzhala në një postim në Facebook ka shkruar se energjia e munguar nga plani kushton 1.8 milionë euro në tregjet ndërkombëtare.