Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka përshëndetur vendimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së që të hapet rruga për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Rohde në një postim në Twitter, ka thënë se kjo çështje është vonuar shumë dhe se Gjermania gjithmonë ka punuar për këtë.
“Më në fund. Një vendim i vonuar për të cilin Gjermania ka punuar shumë”, ka shkruar Rohde në Twitter.