Sot po festohet 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, e profesori Lutfi Dervishi ka treguar disa fakte rreth kësaj dite.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dervishi ka thënë se “flamuri i ngritur është i familjes Vlora dhe jo i qepur nga Marigoja”.
“Në disa qytete Flamuri i ngrit para se të mblidhej Kuvendi Vlorës; Pavarësia ishte planifikuar të shpallej në Durrës, por pasi Esati refuzoi, Ismaili u nis për Vlorë. 28 nëntor, serbët mbërrijnë në Durrës.
Isa Boletini mbërriti me vonesë në Vlorë për shkak të baltës së krijuar nga shirat e vjeshtës; Fotografia e ngritjes së Flamurit nuk është e 28 nëntorit 1912, por e festimeve të një viti më pas”, ka shkruar ai ndër të tjera .
Postimi i tij i plotë: