Bajrami: Në 51% e votuesve të LVV’së ka edhe gjyqtarë e prokurorë që qeveria ua uli pagat

Në emisionin për ekonomi EURO n’7, ish ministrja për Tregëti dhe Industri Hykmete Bajrami ka deklaruar se është jo ligjor, antikushtetues dhe i pakuptimt vendimi për uljen e pagave për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.

Sipas saj qeveria me këtë vendim përvec dëmit financiar që po u bënë kësaj kategorie të shoqërisë të njejtit po i dëmton edhe në aspektin moral sepse po i prezanton si të korruptuar dhe të punë në mënyrë të përgjithësuar.

“Qeveria po krijon një frymë të përgjithësuar kundër gjithë sistemit administrative në vend, ku secili që ka një kërkesë për rritje pagash në këtë kohë inflacioni është i koruptuar dhe i papunëtor. Rastet korruptive duhet trajtuar individualisht dhe jo të përgjithësohen të gjithë duke aluduar se cdo kush është i korruptuar, ky vlerësim se gjithë janë të korruptuar mund të vije vetëm nga një mendje e korruptuar” ka shtuar ajo.
Sipas deputetes Hykmete Bajrami njejtë më herët ndodhi edhe me arsimtarët dhe profesorët, ku të gjithë nga pushteti ju vërsulën atyre duke i quajtuar të korruptuar, të paditur dhe se nuk i meritojnë as pagatë që i kanë e lëre më që tu rritën ato.