Drecun thotë se përshkallëzimi është shmangur, por problemi nuk është zgjidhur

Milovan Drecun, kryetar i të ashtuquajturit “Komision Parlamentar për Kosovën”, ka thënë se është shumë e rëndësishme që është arritur marrëveshja për targat dhe është shmangur përshkallëzimi.

Por thotë se “problemi nuk është zgjidhur ende”, ka raportuar “Tanjug”.

Ai po ashtu përmendi një nga pikat e marrëveshjes ku Serbia më nuk do të lëshojë targa të reja “KM”.

Të mërkurën në Bruksel është arritur marrëveshja Kosovë-Serbi për targat në nivel kryenegociatorësh.

Kjo pasi, takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, kishte përfunduar pa marrëveshje.